Kina ka besim të plotë për zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë

2018-03-08 14:00:54 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina ka besim të plotë për perspektivën e zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë, tha të enjten ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

"Partneriteti gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Rusisë është po aq i qëndrueshëm sa mali Tai," tha ministri, ndërsa fliste para gazetarëve në një konferencë shtypi gjatë sesionit vjetor parlamentar.

"Ka gjithmonë vend për ta bërë marrëdhënien edhe më të mirë", tha Wang, ndërsa shtoi se besimi buron nga miqësia e thellë mes liderëve të dy vendeve, që është dhe garancia themelore.

"Besimi i Kinës vjen nga thellimi i pandërprerë i marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme dhe nga mbështetja e fortë e interesave thelbësore të njëra tjetrës," tha Wang, duke i shtuar kësaj edhe koordinimin e ngushtë në çështjet ndërkombëtare.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale ruse, Wang tha se ato përbëjnë një ngjarje të madhe për popullin rus.

Kryediplomati kinez theksoi se nën udhëheqjen e presidentit Putin, Rusia ka marrë zhvillim të madh vitet e fundit. "Kina beson se populli rus do të bëjë edhe një herë zgjedhjen e duhur dhe do të vazhdojë të përparojë përpara në rrugën e ringritjes kombëtare." (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore