2018-03-08 13:35:27 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Me rritjen e ndikimit të Kinës në fusha të ndryshme vitet e fundit, është përhapur edhe teoria e kërcënimit që vjen prej saj. Duke folur në një konferencë shtypi në Pekin gjatë sesionit vjetor parlamentar, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se kjo teori ka rënë.
Ai vuri në dukje se për dhjetëra vjet, Perëndimi ka bërë gjykime të pa baza për kërcënimin e Kinës nëpër botë.
Por me zhvillimin e Kinës, këto trillime kanë rënë. Në të kundërt, faktet tregojnë se Kina është kontribuuesja kryesore e rritjes ekonomike botërore me një përqindje mesatare vjetore prej mbi 30%, duke kaluar kontributin e përbashkët të ShBA-së, Japonisë dhe të eurozonës, tha Wang.
"Kina është edhe kontribuuesja kryesore e reduktimit të varfërisë në historinë e njerëzimit," shtoi ai.
Kina është gjithashtu kontribuuesja kryesore për ruajtjen e paqes botërore dhe një nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ka numrin më të lartë të trupave paqeruajtëse.
Gjatë pesë viteve të fundit, Kina ka paraqitur nismën e rëndësishme "Një brez, një rrugë", duke marrë rol kryesor për qeverisjen globale dhe ruajtjen e sistemit të tregtisë së lirë.