Wang Yi: Diplomacia kineze do të përcjellë më shumë energji pozitive

2018-03-08 10:52:07 CRI Komenti juaj Printoni

 Diplomacia kineze e epokës së re do të krijojë një mjedis më të mirë të jashtëm për zhvillimin e vendit duke dhënë më shumë energji pozitive për çështjen e përparimit të njerëzimit, tha të enjten ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. Ai foli në konferencën e shtypit të organizuar gjatë sesionit të parë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Wang Yi theksoi se në 5 vjetët e fundit, diplomacia kineze ka shfaqur stilin e një vendi të madh me karakteristikat e veta, ka luajtur një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror e të interesave të popullit, duke nxitur reformën dhe hapjen e vendit.

2018-a është viti i parë i zbatimit të vendimeve të Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës dhe diplomacia kineze do të arrijë rezultate të reja.

Ministri i Jashtëm Wang Yi, shtoi se presidenti Xi Jinping ka qenë kryearkitekti i diplomacisë së Kinës, i përfshirë personalisht në planifikimin dhe zbatimin e diplomacisë "së shkëlqyer" të kreut të Shtetit.(Fani/ Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore