2018-03-07 20:45:15 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministri kinez i Financave ka shprehur të mërkurën besimin se Kina është plotësisht në gjendje të parandalojë rreziqet sistemore.
Raporti borxh-PBB në Kinë ka rënë në 36.2 për qind në fund të vitit 2017, nga 36.7 për qind në vitin 2016, shumë më poshtë se niveli ndërkombëtar i alarmit prej 60 për qind.
Ministri i Financave Xiao Jie i bëri këto komente në një konferencë shtypi në kuadër të sesionit vjetor parlamentar.
Deri në fund të vitit të kaluar, borxhi i përbashkët i pushtetit qendror dhe pushtetit vendor në Kinë ishte rreth 29.9 trilionë juanë (afro 4.7 trilionë dollarë amerikanë), nga të cilat rreth 16 trilionë juanë janë borxh i pushtetit vendor.
Me një ligj të ri të buxhetit dhe një numër masash shoqëruese, qeveria ka krijuar një sistem që mbulon menaxhimin e kuotave e buxhetit, paralajmërimin e hershëm të rrezikut, reagimin emergjent dhe mbikëqyrjen e përditshme.
Gati 100 veta janë shpallur përgjegjës për keqmenaxhim dhe parregullsi lidhur me borxhin e pushtetit vendor vjet, teksa po shtohen përpjekjet për të zbutur rreziqet financiare, theksoi Xiao.
Parandalimi i rreziqeve kryesore është një ndër "tre betejat e vështira" të vendit në tre vjetët e ardhshëm, së bashku me të ashtuquajturën zbutje të shënjestuar të varfërisë dhe parandalimin e kontrollin e ndotjeve.