Kinë, niveli i borxhit më i ulët se pragu ndërkombëtar

2018-03-07 10:27:30 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas ministrit kinez të Financave Xiao Jie, deri në fund të vitit 2017, vëllimi i përgjithshëm i borxheve të qeverisë kineze ishte 29.95 trilionë juanë, ndër to, 13.48 trilionë përkasin qeverisë qendrore dhe 16.47 trilionë qeverive lokale.

Përqindja e borxheve në raport me GDP-në e Kinës është 36.2%, shifër kjo pak më e ulët se 36.7% në vitin 2016.

"Nga kjo mund të mësojmë që përqindja e borxheve e qeverisë kineze është më e ulët se pragu ndërkombëtar prej 60% dhe nivelin e borxheve të ekonomive kryesore dhe tregjeve të reja botërore. Ne parashikojmë që ky tregues nuk do të ketë ndryshim të dukshëm në disa vite të ardhshme në krahasim me vitin e kaluar", u shpreh ministri i Financave Xiao. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore