Kina ul me 1.1 trilionë juanë taksat për vitin 2018

2018-03-07 10:27:09 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze parashikon të ulë mbi 800 miliardë juanë taksa në vitin 2018 për ndërmarrjet dhe individët. Sipas raportit të qeverisë, i cili tani po shqyrtohet në komisionet parlamentare qeveria kineze do të pakësojë gjithashtu barrën jotatimore me 300 miliardë juanë.

"Ulja e konsiderueshme e taksave do të luajë një rol aktiv për të thelluar zbatimin e strategjisë për të nxitur reformën strukturore në krahun e ofertës, inkurajuar njerëzit të krijojnë, të ulur kostot e ndërmarrjeve dhe të përmirësuar mjedisin e biznesit," tha gjatë sesionit vjetor parlamentar një zyrtar i Drejtorisë së Taksave të Ministrisë së Financave të Kinës.

Sipas tij, në vitin 2018 do të ulen kostot për ekonominë reale dhe ato të sistemit të tregtisë, duke pakësuar ngarkesën e ndërmarrjeve. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore