Shqipëria merr mbështetjen e Sllovakisë për integrimin në BE

2018-03-07 10:21:47 CRI Komenti juaj Printoni
Shqipëria merr mbështetjen e Sllovakisë për integrimin e saj në Bashkimin Europian, deklaroi të martën ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, gjatë takimit në Tiranë me ministrin në Detyrë të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korčok.

Në takim të dy ministrat diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh si dhe u ndalën veçanërisht te bashkëpunimi ekonomik, për të cilin ndanë mendimin për rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimeve ekonomike, të cilat nuk i përgjigjen marrëdhënieve shumë të mira politike dhe mundësive reale midis dy vendeve.

Bushati e njohu kolegun e tij me progresin e reformave në Shqipëri, nisjen e procesit të Vetting-ut dhe masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim. Ndërsa Ministri Korčok, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe u shpreh se Sllovakia është e angazhuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Korčok u shpreh se BE-ja më në fund mund të mendojë jo vetëm për një axhendë të brendshme, por edhe për aspiratat e Ballkanit Perëndimor, i cili po pret të lidhë të ardhmen e tij me atë të familjes europiane, dhe ne e vlerësojmë këtë. Kjo vizitë përkon me 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore