Bashkëpunimi shumëpartiak, pikë kyçe në zhvillimin politik të Kinës

2018-03-07 09:58:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Komitetit Qendror të Lidhjes Demokratike të Kinës, Ding Zhongli, tha se bashkëpunimi shumëpalësh dhe konsultimi politik nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës janë thelbësore për zhvillimin e vendit.

Ai i tha këto në kuadër të dy sesioneve politike që po mbahen këto ditë në Pekin .

"Ky sistem është krijimi i Kinës, një sistem i mençur e krijues, një lloj novacioni institucional. Ky sistem është ndryshe nga sistemi njëpartiak dhe ndryshon gjithashtu nga sistemi konkurrues i shumë vendeve perëndimore. Është një sistem politik shumëpartiak bashkëpunues nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës", u shpreh ai.

Ding shtoi se sistemi i bashkëpunimit shumëpalësh u përshtatet kushteve kombëtare të vendit, pasi i mundëson partisë në pushtet dhe partive të tjera të Kinës që të punojnë së bashku në planifikimin e zhvillimit të ardhshëm të kombit. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore