2018-03-07 09:47:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të nxitur reformën dhe hapjen, risitë dhe mbështetjen e rritjes ekonomike për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.
Li i bëri deklaratat ndërsa foli të martën në sesionin vjetor parlamentar me deputetët e Rajonit Autonom Guangxi Zhuang.
Kryeministri theksoi veçanërisht zbatimin e 'Mendimit të Xi Jinping-ut për socializmin me karakteristikat kineze për epokën e re'.
Li tha se ky vit shënon 40 vjetorin e fillimit të reformës dhe të hapjes së Kinës, ndaj qeveritë vendore duhet jo vetëm të zbatojnë plotësisht politikat e reformave kombëtare, por edhe të marrin masat e tyre të përshtatura për të krijuar një mjedis më miqësor për biznesin, ndërmarrjet dhe publikun. (Leftion Peristeri)