2018-03-07 09:37:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Diplomatët e huaj të akredituar në Kinë kanë vlerësuar zhvillimin e vendit dhe shprehin besim për rritjen në të ardhmen.
Disa ambasadorë u shprehën të impresionuar nga raporti i punës i qeverisë i mbajtur nga kryeministri Li Keqiang në sesionin e parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.
Ambasadori egjiptian në Kinë, Mohamed Majdoub, tha se raporti përmban një qasje gjithëpërfshirëse të zhvillimit.
(bjh/soundbites/0307 Taha, in English)
"Është shumë mbresëlënëse në çdo aspekt, asgjë nuk është lënë jashtë (raportit). Gjithçka ka qenë dëshmitare e zhvillimit dhe mendoj se një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin është mënyra më e mirë".
Ambasadori meksikan, Jose Luis Bernal, thotë se me rritjen e ndikimit ndërkombëtar, Kina është angazhuar në mënyrë aktive në qeverisjen globale.
(bjh/soundbites/0307 Bernal, in English)
"Ky është një çast ndryshimesh për të ardhmen, sepse do të shohim se Kina, duke qenë tani Nr. 2 në aspektin e fuqisë ekonomike në botë, do të ketë një ndikim të madh në rritjen ndërkombëtare, bashkëpunimin dhe gjithashtu në marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi ".
Ambasadori rus Andrey Denisov shprehet i bindur në rritjen ekonomike me cilësi të lartë të Kinës, ndërsa thekson se po ndjek nga afër politikën ekonomike të vendit.
Ambasadori kanadez John McCallum thotë se ai pret më shumë bashkëpunim mes Kinës dhe vendit të tij në shumë fusha. (Leftion Peristeri)