Kinë, 800 miliardë juanë ulje taksash në vitin 2018

2018-03-06 20:42:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të përmirësojë mjedisin e biznesit në zonat e ndryshme të vendit dhe do të ulë me më shumë se 800 miliardë juanë taksat për bizneset dhe individët sivjet, bëri të ditur të martën zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës Ning Jijie.

Duke folur në një konferencë shtypi të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës,

Ning Jijie theksoi se Kina do të lehtësojë më tej procedurat burokratike dhe do të ulë taksat. Do të pakësohen procedurat e ndryshme të shqyrtimit e të miratimit për bizneset, si regjistrimi, pagimi i taksave, lejet e ndërtimit etj.

Ning tha se në raportin e punës së qeverisë janë paraqitur kërkesat e objektivat për të ulur me 800 miliardë juanë taksat për kompanitë e individët e për të pakësuar me mbi 300 miliardë juanë barrën jotatimore për subjektet e tregut, duke pakësuar kështu taksat me një vlerë të përgjithshme prej 1.1 trilionë juanësh. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore