Presidenti Xi thekson nevojën e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë

2018-03-06 10:08:05 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping thotë se zhvillimi ekonomik me cilësi të lartë duhet të përqendrohet te transformimi dhe përmirësimi i industrive.

Xi i bëri komentet duke marrë pjesë në një panel diskutimi me deputetë nga Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme, gjatë sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Presidenti Xi Jinping tha se ekonomia kineze ka kaluar nga një fazë e rritjes së shpejtë në një fazë të zhvillimit me cilësi të lartë, duke paralajmëruar se mënyrat e vjetra të të menduarit mund ta çojnë Kinën në një rrugë pa krye.

Xi Jinping-u theksoi se qeveritë vendore duhet të mbështeten te pikat e tyre të forta dhe të shfrytëzojnë potencialin për të zhvilluar më shumë industritë në rritje, të nivelit të lartë dhe me teknologji të lartë.

Sipas Xi Jinping-ut, Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme duhet të zhvillojë sektorin e tij të energjisë duke ndjekur prirjet e fundit industriale globale.

Xi gjithashtu u bëri thirrje ligjvënësve për të bërë më shumë përpjekje konkrete për të ndihmuar fshatrat të dalin nga varfëria. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore