Ministri i Mbikëqyrjes:Kina do të mbajë qëndrim të ashpër kundër korrupsionit

2018-03-06 10:06:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri kinez i Mbikëqyrjes Yang Xiaodu tha gjatë interviste për mediet në kuadër të sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës se vendi do të mbajë qëndrim të ashpër kundër korrupsionit.

"Që nga Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së, kemi hetuar dhe ndëshkuar një udhëheqës shtetëror dhe 29 zyrtarë qendrorë. Për numrin e atyre pak zyrtarëve të korruptuar që nuk ndalojnë korrupsionin, dënimi përfundimtar do të jetë i rëndë. Kina do të mbajë një qëndrim të ashpër kundër korrupsionit"

Ai theksoi gjithashtu se arsimi dhe mbikëqyrja janë të rëndësishme për zyrtarët dhe anëtarët e PKK-së. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore