Eksperti britanik, raporti i kryeministrit kinez dha sinjale pozitive

2018-03-06 10:02:08 CRI Komenti juaj Printoni

Si ekonomia e dytë më e madhe e botës, Kina po tërheq vëmendjen e analistëve me axhendën e saj të reformave, duke përfshirë edhe ata të Britanisë së Madhe.

Korrespondenti i CRI-së në Londër, Liang Tao, bisedoi me Stephen Perry, kryetarin e Shoqatës Tregtare "Group Club 48" në Britaninë e Madhe.

Stephen Perry tha se dy sesionet nuk janë të rëndësishme vetëm për Kinën, por janë gjithashtu jetësore për vendet që kanë lidhje të gjera tregtare me Kinën.

Ai tha se raporti më i fundit i punës së qeverisë ka lëshuar një sinjal të qartë dhe pozitiv për përparimin e reformave dhe të hapjes.

"Raporti i punës i qeverisë i mbajtur para Asamblesë Kombëtar Popullore pasqyron politikat e PKK-së për të kaluar në fazën e socializmit me karakteristika kineze dhe nxit reformën dhe hapjen për t'i mundësuar Kinës të bëhet një vend me të ardhura mesatare dhe më pas një kombi me të ardhura të larta, dhe gjithashtu përfshin ndërtimin e nismës 'Brezi dhe Rruga'".

Më tej, Perri tha se meqenëse Londra është shumë e njohur për Europën dhe Shtetet e Bashkuara, ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm për nxitjen e marrëdhënieve të Kinës me ta.

"Europa do të jetë një pjesë e rëndësishme e axhendës britanike, pavarësisht nga rezultati përfundimtar (i Brexit). Londra mund të luajë një rol thelbësor duke shërbyer si një urë në marrëdhëniet midis Kinës, Europës dhe SHBA-të, si dhe duke ua shpjeguar mirë të dy vendeve Kinën, sepse Londra i njeh shumë mirë (të gjitha palët)".

Stephen Perry është kryetar i "Group Club 48", një shoqatë tregtare me seli në Londër që për gjashtë dekada ka përkrahur lidhjet e ndërsjella midis Britanisë së Madhe dhe Kinës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore