Kina do të rrisë me 8.1 përqind buxhetin e mbrojtjes për vitin 2018

2018-03-05 20:39:41 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka bërë të ditur se synon ta rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes me 8.1 për qind sivjet.

Në raportin për buxhetin të paraqitur në Asamblenë Kombëtare Popullore thuhet se buxheti i mbrojtjes për vitin 2018 do të jetë 1.11 trilion juanë, ose rreth 175 miliardë dollarë amerikanë.

Është herë e treta që përqindja e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes është njëshifrore që nga viti 2011, pas shtimit prej 7.6 për qind në vitin 2016 dhe 7 për qind vitin e kaluar.

Buxheti i ri parashikon se një pjesë e madhe e shtimit të shpenzimeve do të jenë për përmirësimin e pajisjeve, mbështetjen e reformave në ushtri dhe përmirësimin e mirëqenies dhe të kushteve të stërvitjes të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore