2018-03-05 11:41:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në raportin e punës së qeverisë të paraqitur më 5 mars për shqyrtim nga organi suprem i Kinës, vihet në dukje se Kina është e vendosur të ecë në rrugën e zhvillimit paqësor dhe të nxisë formimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare.
Kina është e gatshme që të formojë komunitetin e fateve të përbashkëta të njerëzimit me vende të ndryshme.
Në këtë raport thuhet se Kina do të marrë pjesë aktivisht në administrimin global, do të përpiqet për ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore. Kina do të nxitë koordinimin mes fuqive të mëdha, do të thellojë miqësinë me vendet fqinje dhe zhvillimin e përbashkët, do të forcojë bashkëpunimin me vendet në zhvillim.
Kina do të mirë organizojë mbledhje vjetore të forumit Boao, Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe Samitin e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm e përgjegjshëm në çështjet e nxehta rajonale dhe ndërkombëtare dhe do të përmirësojë sistemin e sigurisë dhe mbrojtës për interesat jashtë vendit.(Jiang Lei/Haris)