2018-03-05 11:39:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang theksoi forcimin e lidhjes ndërmjet pjesë kontinentale të Kinës dhe rajoneve të posaçme administrative të Hong Kongut dhe Makaos.
Raporti i punës së qeverisë, vë në dukje se Kina do të vazhdojë zbatimin e parimit "Një vend, dy sisteme" sipas Kushtetutës dhe Ligjit Bazë.
Qeveria qendrore mbështet punën e qeverive dhe të guvernatorëve të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut dhe Makaos, për përmirësimin e vazhdueshëm të ekonomisë dhe nxitjes së demokracisë dhe harmonisë shoqërore.
Qeveria qendrore përkrah gjithashtu integrimin e Hong Kongut dhe Makaos me zhvillimin kombëtar të Kinës.
Në raport theksohet gjithashtu se Kina do të mbrojë të drejtat sovrane dhe tërësinë territoriale, duke treguar zero tolerancë ndaj çdo pretendimi dhe veprimi separatist që synon "pavarësinë e Tajvan-it".
Përpjekjet e qeverisë qendrore do të kushtohen për nxitjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ekonomik e kulturor midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, si dhe do të garantojë kushte të barabarta për bashkatdhetarët tajvanezë që studiojnë, punojnë e jetojnë në pjesë kontinentale. (Wang Xianya)