2018-03-05 11:39:11 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në një raport të qeverisë kineze mbajtur më 5 mars në Pekin thuhet se Kina do të ndjekë rrugën e forcimit të ushtrisë me karakteristika kineze dhe do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar, interesat e sigurisë dhe të zhvillimit të vendit.
Raporti theksoi se Kina do të zbatojë pozicionin udhëheqës të mendimit të Xi Jinping për forcimin e ushtrisë në mbrojtjen kombëtare dhe në ndërtimin e ushtrisë, të ndjekë parimet themelore dhe sistemin e udhëheqjes absolute të Partisë Komuniste të Kinës mbi ushtrinë dhe të zbatojë në mënyrë gjithëpërfshirëse sistemin e përgjegjësisë së Kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak. Ai shtoi se Kina do të vijojë me nxitjen e reformave në mbrojtjen kombëtare dhe ushtrinë dhe do të ndërtojë një mbrojtje ajrore e detare të fortë dhe të qëndrueshme përgjatë kufirit. Gjithashtu, Kina do të përmirësojë sistemin e mobilizimit të mbrojtjes kombëtare dhe do të focojë arsimin kombëtar të mbrojtjes. Do të zbatojë plotësisht strategjinë e integrimit të zhvillimit ushtarak dhe civil dhe do të thellojë reformën e industrisë, të mbrojtjes kombëtare dhe të teknologjisë.(Zhan Dian)