2018-03-05 11:37:27 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha të hënën se do të nxitet në mënyrë të gjithanshme qeverisja sipas Kushtetutës e sundimit të ligjit për të ngritur efektivitetin e qeverisë.
Li Keqiang tha se punët e qeverisë do të integrohen tërësisht në orbitën e sundimit të ligjit, do të nxitet shpejtimi i transparencës së punëve administrative. Kryeministri theksoi forcimin e auditimit dhe mbikëqyrjes për të ndëshkuar me vendosmëri korrupsionin.
Ai u zotua për përmirësimin e funksionimit të institucioneve qeveritare dhe thellimin e reformave të institucioneve administrative. (Wang Lei)