Li: Masat e reja për nxitjen e punësimit dhe rritjen e të ardhurave

2018-03-05 11:10:51 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin e punës, kryeministri i Kinës Li Keqiang shtjelloi një sërë masash të reja për të nxitur punësimin dhe sipërmarrjen.

Sipas kryeministrit Li, masat përfshijnë nxitjen e punësimit në shumë kanale të ndryshme, ngritjen e pragut për tatimin mbi të ardhurat personale dhe përmirësimin e nivelit të sigurimeve shëndetësore bazë, si dhe për sëmundjet e rënda.

Kryeministri shtoi se qeveria do të punojë për rregullimin e tregut të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, ai foli për sfidat e plakjes së popullsisë, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj personave me aftësi të kufizuar si dhe për përmirësimin e sistemit të ndihmës sociale.

Ai tha gjithashtu se qeveria do të forcojë punën për krijimin e sistemit të kredibilitetit shoqëror, parandalimin dhe goditjen kundër veprimtarive terroriste, frenimin e krimit kibernetik dhe garantimin e sigurisë kombëtare dhe publike. (Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore