Kina do të nxitë liberalizmin e tregtisë dhe të investimeve

2018-03-05 11:09:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të zgjerojë aktivisht importin dhe të nxitë më tej favorizimin dhe liberalizimin e tregtisë.

Në raportin e punës së qeverisë, theksohet se Kina do të zhvillojë panairin e parë ndërkombëtar, do të ulë taksat doganore për makinat dhe pjesë të mallrave të konsumit të përditshëm.

Kina po planifikon të përfundojë sa më parë bisedimet për ndërtimin e partneritetit të gjithanshëm ekonomik rajonal, të shpejtojë ndërtimin e zonës së tregtisë së lirë të Azi Paqësorit dhe krijimin e bashkësisë ekonomike të Azisë Lindore.

Në raportin e punës së qeverisë, theksohet gjithashtu se Kina zotohet t'i zgjidhë mosmarrëveshjet tregtare nëpërmjet bisedimeve të barabarta, duke kundërshtuar me vendosmëri proteksionizmin tregtar, ndërsa do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore