Kina do të nxitë zhvillimin me cilësi të lartë nëpërmjet hapjes

2018-03-05 11:09:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u shpreh të hënën se këtë vit, Kina do të nxitë zhvillimin me cilësi të lartë nëpërmjet hapjes.

Li tha se Kina do të nxitë bashkëpunimin ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" nëpërmjet ndërtimit të korridorit të madh ndërkombëtar, thellimit të bashkëpunimit doganor, zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e prodhimit ndërkombëtar dhe zgjerimit të hapjes me botën e jashtme. Kina, shtoi ai, do të forcojë lidhjen me rregullat ekonomiko-tregtare ndërkombëtare, do të hapë më mënyrë të gjithanshme sektorin e prodhimit, do të zgjerojë hapjen në fushën e telekomunikacionit, të kujdesit shëndetësor, të arsimit, të pensionit, të automjeteve me energji të re etj.

"Kina do të liberalizojë kufizimet ndaj biznesit të kompanive të sigurimeve me investimet e huaja, do të lehtësojë ose heqë kufizimet ndaj investimeve të huaja në banka, letra me vlerë, fondacione, pasuritë financiare etj. Do të bashkojë standardet e lejes në treg të bankave kineze e të bankave me investimet e huaja duke thjeshtësuar procedurat e krijimit të ndërmarrjeve me investimet e huaja". (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore