Kina: Do të shtohen niveli i konsumit dhe investimeve në 2018-n

2018-03-05 10:46:00 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin e punës paraqitur për shqyrtim nga organi më i lartë i pushtetit në Kinë, vihet në dukje se në vitin 2018 Kina do të nxitë rritjen e nivelit të konsumit dhe do të zhvillojë modelin e ri të konsumit. Gjithashtu thuhet se Kina do të luajë një rol kyç në optimizimin e strukturës së ofertës përmes investimeve.

Raporti thekson se Kina do të zgjerojë politikën preferenciale për blerjen e automjeteve me energji të re për 3 vjet të tjerë, do të zbatojë raundin e ri të projekteve të mëdha teknologjike, do të zbatojë konkretisht masat inkurajuese për investimet private dhe do të nxitë një sërë projektesh për tërheqjen e investimeve të huaja në hekurudha, aviacion, naftë-gaz, telekomunikacion, etj.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore