2018-03-05 10:44:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qeveria kineze paraqiti të hënën tre objektivat kryesore për këtë vit, si nxitja e përparimit të dukshëm në parandalimin e zgjidhjen e rreziqeve të mëdha, forcimi i ndihmës për shkëputjen nga varfëria dhe nxitja e arritjes së efikasitetit më të madh në parandalimin e ndotjes.
Nga raporti mbi punën e qeverisë paraqitur në organin më të lartë të pushtetit të Kinës del se aktualisht janë të kontrollueshme rreziqet financiare në ekonominë kineze dhe mund të shmangen rreziqet e fshehura. Në raport thuhet se për të eleminuar plotësisht rreziqet, qeveria do të përsosë mbikëqyrjen ndaj bankave hije, financave nëpërmjet internetit si dhe kompanive financiare. Njëkohësisht, për të parandaluar rreziqet nga borxhet e qeverive lokale, do të ndalohen rreptësisht marrja e borxheve në mënyrë të jashtëligjshme.
Në raport bëhet e ditur se këtë vit do të ulet me mbi 10 milionë numri i të varfërve në zonat rurale si dhe do të pakësohen shkarkimet e ndotësve me 3%. (Wang Lei/Albana)