2018-03-05 10:12:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas raportit të punës qeveritare paraqitur më 5 mars në organin më të lartë të pushtetit, Kina do të zhvillojë një energji të re në fushën ekonomike, duke përfshirë grupime më të mëdha e më të forta të industrive të reja, zhvillimin e të dhënave të mëdha, forcimin e studimit dhe shfrytëzimit të inteligjencës artificiale dhe nxitjen e "internet plus" në fushën e shëndetësisë, të kujdesit ndaj moshës së tretë, në fushën arsimore, kulturore, sportive etj.
Sivjet, Kina do të përmirësojë shpejtësinë e internetit dhe do të ulë tarifat e përdorimit të internetit për një qasje më të shpejtë ndaj rrjetit në zonat urbane. Gjithashtu këtë vit do të ulen me të paktën 30% tarifat e internetit të lëvizshëm. (Çang Çuo)