Ekonomia kineze pritet të rritet me 6.5% këtë vit

2018-03-05 09:55:52 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin e punës së qeverisë të bërë nga kryeministri Li Keqiang të hënën, parashikohet që në vitin 2018 GDP-ja kineze të rritet me rreth 6.5%, çmimi i konsumit të banorëve të rritet me rreth 3%, të shtohen më shumë se 11 milionë vende të reja pune, përqindja e papunësisë së hulumtuar në zonat urbane të kontrollohet nën 5.5% dhe përqindja e papunësisë së regjistruar të kontrollohet nën 4.5%.

Në raport u vu në dukje se përqindja e papunësisë së hulumtuar në zonat urbane përfshin fshatarët që punojnë në qytet. Kjo është hera e parë e përdorimit të këtij treguesi që mund të pasqyrojë plotësisht gjendjen e punësimit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore