2018-03-05 09:57:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha në raportin e punës qeveritare mbajtur të hënën se këtë vit, niveli i deficitit do të mbahet në 2.6%, 0.4% më pak se vitin e kaluar.
Ai shtoi se deficiti fiskal do të jetë 2.38 trilionë juanë. Rregullimi i nivelit të deficitit bëhet për të krijuar bazë për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë kineze dhe rritjes së të ardhurave fiskale, si edhe për të krijuar më shumë hapësirë për politikat e makrokontrollit. (Jiang Lei/Albana)