2018-03-05 09:28:25 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri i Kinës Li Keqiang theksoi në raportin e punës së qeverisë, thellimin e reformave dhe këmbënguljen për hapjen e vendit.
Ai tha se në vitin e kaluar, fitimet e kompanive shtetërore u rritën me 23.5%.
"Kina ka themeluar një sistem të unifikuar të regjistrimit të pasurive të patundshme. Ka liruar normën bazë të interesit dhe ka krijuar sistemin e sigurimit të depozitave. Ka ndërtuar sistemin e unifikuar të pensionit dhe të sigurive shëndetësore për banorët urbanë dhe ruralë. Ka nxitur ndarjen e "3 të drejtave" të tokës në rajonet rurale.
Kryeministri Li Keqiang tha se Kina këmbëngul në politikën bazë kombëtare të hapjes, dhe nxit nismën "Një Brez, Një Rrugë".
Vendi ka krijuar 11 zona pilote të tregtisë së lirë dhe të tregtisë elektronike ndërkufitare.
Ekspertët e huaj që punojnë në Kinë u rritën me 40%.
Kina sapo nënshkroi dhe përmirësoi tetë marrëveshje të tregtisë së lirë, ndërsa monedha RMB iu bashkua shportës së monedhave të FMN-së. (Zhan Dian)