2018-03-05 09:18:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Numri i të varfërve në Kinë u pakësua me mbi 68 milionë gjatë pesë vjetëve të fundit, ndërsa 8.3 milionë veta janë shpërngulur për të përmirësuar jetesën. Duke folur para Asamblesë Kombëtare Popullore, kryeministri Li Keqiang tha se përqindja e varfërisë në Kinë u ul nga 10.2% në 3.1%.
Ai shtoi se të ardhurat e qytetarëve patën një rritje vjetore prej 7.4%, përqindje kjo që kaloi atë të rritjes së ekonomisë dhe si rrjedhim u formua shtresa më e madhe në botë me të ardhura të nivelit të mesëm.
Li theksoi se numri i turistëve kinezë jashtë vendit u shtua nga 83 milionë në 130 milionë.
Sistemi i sigurimeve shoqërore përfshin një popullsi prej mbi 900 milionësh, ndërsa igurimet shëndetësore bazë përfshijnë 1 miliardë e 355 milionë banorë, duke u formuar rrjeti më i madh në botë. Li shtoi se jetëgjatësia mesatare arrin në 76.7 vjeç. (Wang Lei)