2018-03-05 08:57:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Paraditen e së hënës u hap në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK). Në të morën pjesë presidenti i Kinës Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të shtetit e të partisë.
Kryeministri i Kinës Li Keqiang mbajti raportin e punës qeveritare, ndërsa nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Wang Chen i shpjegoi sesionit projektin mbi rishikimin e Kushtetutës.
Ky është sesioni i parë i legjislaturës së re të organit suprem të pushtetit të Kinës pas Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës. Sipas rendit të ditës në këtë sesion, krahas shqyrtimit të raporteve të punës qeveritare, të Komitetit të Përhershëm të AKPK-së, të Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorisë së Lartë, do të shqyrtohen edhe projektet për amendamentin e Kushtetutës, për Ligjin e Mbikëqyrjes dhe për reformimin e institucioneve të Këshillit të Shtetit. Gjithashtu do të zgjidhen e emërohen anëtarët e institucioneve shtetërore. (Wang Lei/Albana)