Sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore do të zhvillojë ceremoninë e betimit para Kushtetutës

2018-03-04 16:08:09 CRI Komenti juaj Printoni

Në konferencën e shtypit të organizuar të dielën paradite nga sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, zëdhënësi i sesionit Zhang Yesui u shpreh se pas zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve kombëtare, do të zhvillohet për herë të parë ceremonia e betimit para Kushtetutës.

Zhang Yesui theksoi se organizimi i kësaj ceremonie ka për qëllim që të shfaqen dinjiteti dhe autoriteti i Kushtetutës duke përçuar frymën kushtetuese. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore