Mbyll punimet Plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së

2018-03-01 10:14:48 CRI Komenti juaj Printoni

Plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 19-të PK të Kinës i përfundoi punimet të mërkurën.

Në këtë Plenum që u kryesua nga Byroja Politike e Komitetit Qendror, paraqiti raportin e punës sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror, Xi Jinpping.

Sipas komunikatës së lëshuar në fund të punimeve, gjatë Plenumit u diskutuan kandidatët e propozuar për postet shtetërore, duke përfshirë dhe organin më të lartë, Këshillin e Shtetit. Lista e kandidateve do të caktohet përkatësisht në sesionet e ardhshme të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe të Konferencës Konsultative Politike.

Plenumi miratoi gjithashtu një vendim dhe një plan për reformën strukturore të partisë dhe të institucioneve shtetërore. Një pjesë e reformës do të paraqitet për rishikim gjithashtu në sesionin e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës që fillon të hënën e ardhshme. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore