Global Firepower, Shqipëria përmirëson 10 vende

2018-02-27 10:26:41 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria renditet në vendin e 90-të, nga 133 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.

Vlerësimi është bërë nga Global Firepower. Studimi i vitit 2017 e nxjerr Shqipërinë me një pikësim 1.8465. Krahasuar me studimin e një viti më parë, Shqipëria është përmirësuar me dhjetë shkallë, në 2016 renditej e 100-ta në botë dhe e fundit në rajon.

Shqipëria renditet më lart se disa nga vendet e Ballkanit. Sipas indeksit të Global Firepower, Serbia renditet e 83-ta, disa shkallë përpara Shqipërisë, ndërsa Bosnje-Hercegovina renditet në vendi e 121-të, ndërsa Maqedonia në vendin e 122-të.

Indeksi merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm. Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Duhet theksuar se Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore