Kinë: Hapet qendra e medies e dy sesioneve vjetore

2018-02-27 18:58:43 CRI Komenti juaj Printoni

Sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe sesioni i parë i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 13-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez do të hapen përkatësisht më 5 dhe 3 mars në Pekin.

Me këtë rast, të martën u hap në Pekin qendra e medies e dy sesioneve kombëtare të Kinës, në shërbim të medieve e të gazetarëve vendës e të huaj.

Drejtori i Zyrës së Informacionit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, He Shaoren, tha për CRI-në se qendra e medies ka marrë informacionin e regjistrimit të mbi 3000 gazetarëve kinezë e të huaj. Tani kjo qendër po merret me përgatitjen e konferencave të shtypit që do të zhvillohen gjatë dy sesioneve:

"Konferenca e shtypit për dy sesionet vjetore do të zhvillohet më 4 mars, në orën 11 paradite. Gjatë dy sesioneve, do të zhvillohen edhe një sërë konferencash për shtyp të tjera, ku do të marrin pjesë drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit e Reformës, të Ministrisë së Financave etj."

Gjatë dy sesioneve vjetore, i ashtuquajturi "korridor i ministrave" në sallën veriore të Pallatit të Madh të Popullit ka tërhequr shumë gazetarë. Në këtë korridor rreth 100 metra të gjatë, reporterët presin që të intervistojnë ministrat. Sivjet në Pallatin e Madh të Popullit do të funksionojë për herë të parë edhe "korridori i deputetëve". Lidhur me këtë, He Shaoren u shpreh:

"Gjatë dy sesioneve të këtij viti, qendra e medies do të vazhdojë të ftojë drejtuesit e ministrive të ndryshme të japin intervista në 'korridorin e ministrave'. Njëkohësisht, do të krijohet për herë të parë edhe 'korridori i deputetëve', ku deputetë e pjesëmarrës në të dy sesionet do të takohen me gazetarë kinezë e të huaj." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore