2018-02-25 09:51:13 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Udhëheqësit e Partisë Komuniste të Kinës kanë diskutuar një plan të ri reformash strukturore për organet e partisë dhe institucionet shtetërore.
Projekti i rishikuar do të paraqitet në plenumin e ardhshëm të Komitetit Qendror të PKK-së për shqyrtim.
Detajet e planit ende nuk janë bërë të ditura.
PKK-ja zakonisht zbaton reformat strukturore të iniciuara nga qeveria çdo pesë vjet, duke filluar nga vitet '80 të shekullit të kaluar.
Shtatë programe reformash janë zbatuar gjatë këtyre viteve, duke përfshirë uljen e numrit të ministrive dhe të drejtorive, për ta bërë qeverinë qendrore më efektive.