Pekini, Shangai dhe Hong-Kongu, tre ndër 15 qytetet më të pasura në botë

2018-02-24 09:37:20 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të publikuar nga firma e kërkimeve "New World Wealth", tre qytete kineze - Pekini, Shangai dhe Hong-Kongu - renditen ndër 15 qytetet më të pasuara të botës.

Raporti merr parasysh vlerën e pasurive të patundshme, parave në dorë dhe aksioneve të banorëve të qyteteve, si edhe numrin e sipërmarrësve.

Nju-Jorku e ka kaluar Londrën, duke zënë vendin e parë të listës, me një pasuri 3 trilionë dollarë amerikanë.

Pekini renditet i pesti, me një vlerë pasurie 2.2 trilionë dollarë, ndërsa menjëherë pas tij vjen Shangai me 2 trilionë. Hong-Kongu zë vendin e tetë sivjet me pasuri 1.3 trilionë dollarë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore