Turqia, vendet e Afrikës Perëndimore zotohen të forcojnë shkëmbimet tregtare

2018-02-23 10:37:35 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia dhe 15 vende anëtare të Bashkimit Ekonomik të Afrikës Perëndimore u zotuan të enjten të forcojnë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare nëpërmjet investimeve reciproke. Ky zotim u bë gjatë Forumit Ekonomik Tregtar që u zhvillua në Stamboll.

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, tha në fjalimin e tij se Ankaraja shpreson që të dyja do të maksimizojnë përfitimet reciproke nëpërmjet "ndërtimit, prodhimit dhe shitjes së përbashkët ".

Ai u kërkoi vendeve anëtare të Bashkimit Ekonomik të Afrikës Perëndimore që të shpejtojnë nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë për të krijuar një situatë të favorshme të ndërtimi e marrëdhënieve "afatgjata, të vazhdueshme dhe të parashikueshme".

Në forumin dyditor morën pjesë mbi njëmijë zyrtarë e përfaqësues biznesi nga Turqia dhe vendet e Afrikës Perëndimore. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore