2018-02-23 11:32:45 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Axhenda parashikon diskutime me udhëheqësit politikë dhe shoqërinë civile mbi strategjinë e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor.
Theksi do të vendoset tek reformat dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga Brukseli në rastin e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Komisioni Europian pritet që të propozojë një rritje të ndjeshme të financimit deri në 2020 nën instrumentin e ndihmës përgatitore për anëtarësim.
Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn ka dhënë më herët mesazhe inkurajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë. "Ne besojmë që të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme në të shkuarën dhe janë kualifikuar përmes tyre për këtë hap," i tha Han gazetës gjermane Die Welt.
Vetëm në këtë vit ndihma që do të jepet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të arrijë në 1.07 miliardë euro. (TCH/Leftion Peristeri)