Koreja e Veriut dërgon një delegacion në ceremoninë e mbylljes të Lojërave të Pyeongchang-ut

2018-02-23 10:10:20 CRI Komenti juaj Printoni
Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut njoftoi të enjten se Koreja e Veriut do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë të kryesuar nga Kim Yong-Chul, nënkryetari i Komitetit Qendror të partisë për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut.

Autoritetet jugkoreane kanë konfirmuar të enjten se kanë marrë njoftimin e Veriut për vizitën e delegacionit në Jugu.

Pjesë e delegacionit do të jetë gjithashtu dhe Ri Son Gwon, kryetar i Komitetit për Bashkimin Paqësor të Atdheut, si dhe gjashtë zyrtarë shoqërues.

Ky delegacion do të bëjë gjithashtu një vizitë treditore në Korenë e Jugut. (Du/Leftion Peristeri)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore