Xi Jinping kërkon ndërtimin e Xiong An-it si një qytet modern socialist

2018-02-23 10:00:12 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi që zona e re Xiong An të ndërtohet si një qytet modern socialist i nivelit të lartë.

Kreu i shtetit i bëri komentet gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste të Kinës.

Xiong An u krijua në prill të vitit të kaluar si një zonë e re ekonomike. Ajo shtrihet rreth 100 kilometra në jugperëndim të Pekinit.

Kjo është zona e tretë e re kryesore e Kinës, pas zonës së posaçme ekonomike të Shenzhen-it dhe Pudong-ut të Shangait. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore