Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi diskutojnë rrugët për pastrimin e Adriatikut

2018-02-22 19:23:51 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri kroat i Mbrojtjes së Mjedisit dhe i Energjisë, Tomislav Coriç dhe homologët e tij, shqiptari Blendi Klosi dhe ai malazez, Pavle Raduloviç diskutuan të mërkurën në Dubrovnik mbi zgjidhjet e mundshme lidhur me ndotjen e detit Adriatik.

Sipas një komunikate për mediat, "të tre vendet nënshkruese të Konventës së Barcelonës, duke pasur parasysh rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të një turizmi të qëndrueshëm, nënvizuan rëndësinë e zbatimit të kësaj konvente si edhe të planit rajonal për menaxhimin e mbetjeve në det për të ulur nivelin e ndotjes në Adriatik", tha kjo ministri në komunikatën për shtyp.

Ministrat ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit sipas marrëveshjeve ekzistuese si edhe për të aplikuar për thithjen e fondeve të BE-së dhe të Fondit Global të Mjedisit për financimin e projekteve.

Ministria kroate shprehu dëshirën për të ndihmuar teknikisht Shqipërinë dhe Malin e Zi si edhe për të ndarë informacionin nëpërmjet programit të BE-së, TAIEX. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore