Të ardhurat nga turizmi rriten me 9.7 për qind gjatë Vitit të Ri Kinez

2018-02-17 10:21:05 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat e fundit tregojnë se të ardhurat nga turizmi u rritën me rreth 10 për qind këtë vit në ditën e parë të Vitit të Ri Kinez.

Statistikat e Administratës Kombëtare të Turizmit të Kinës tregojnë se të ardhurat arritën në 83.4 miliardë juanë, duke shënuar një rritje vjetore prej 9.7 për qind.

Të premten numri i vizitave turistike arriti në 71 milionë në mbarë vendin, shënuar një rritje vjetore prej 9.4 për qind.

Të enjten, 56 milionë njerëz kanë vizituar pika të ndryshme turistike në prag të Vitit të Ri Kinez.

Më të vizituarat të premten kanë qenë pikat e turizmit dimëror, veprimtaritë kulturore dhe llixhat. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore