FBI-a pranon se kishte të dhënat për atentatorin e Floridës

2018-02-17 10:20:02 CRI Komenti juaj Printoni

FBI-a e pranoi se nuk arriti të marrë masa pas sinjalizimeve muajin e kaluar rreth të dyshuarit për incidentin vdekjeprurës të kësaj jave në Florida.

Byroja tha se kishte informacion për Nikolas Cruz-in, dëshirën për të vrarë dhe sjelljen e tij të çoroditur.

Zyrtarët e FBI-së thanë se informacioni duhet t'i kishte kaluar Byrosë së Miami-it, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zbulimi ndodhi dy ditë pasi 19-vjeçari hapi zjarr të mërkurën me një pushkë gjysmë-automatike ndaj studentëve dhe mësuesve, duke lënë 17 të vdekur dhe 14 të tjerë të plagosur.

Cruz ndodhet tani në paraburgim, por fillimisht mundi të largohej.

Hetimet e para tregojnë se të mërkurën ai qëlloi plot 150 herë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore