Trump: Përparësi sigurisë në shkolla pas masakrës në Florida

2018-02-16 10:04:25 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha gjatë një fjalimi drejtuar kombit të enjten se siguria në shkolla dhe e nxënësve do të jetë përparësi kryesore e qeverisë, pas sulmit në një shkollë të mesme në Florida ku nga të shtënat mbetën të vrarë 17 vetë dhe u plagosën 14 të tjerë.

"Ne jemi të përkushtuar për të punuar me udhëheqësit e shtetit dhe autoritetet vendore për të ndihmuar në sigurinë e shkollave tona dhe për të trajtuar çështjen e vështirë të shëndetit mendor. Gjatë këtij muaji do të takohem me guvernatorët e shtetit dhe prokurorët e përgjithshëm. Nuk është e mjaftueshme të ndërmarrim masa që mund të na duken si të përshtatshme për të bërë ndryshimin. Jemi ne që duhet ta bëjmë ndryshimin ", tha presidenti Trump.

Të shtënat ndodhën të mërkurën pasdite kur nxënësit po dilnin nga shkolla e mesme "Marjory Stoneman Douglas" në qytetin e Parkland-it, në veri të Majamit në Florida. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore