Rusi, i ftohti mund të jetë shkaku i tragjedisë së avionit me 71 persona në bord

2018-02-14 10:18:51 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Ndërkombëtar i Aviacionit Civil njoftoi se shkaku i rrëzimit të avionit rus me 71 persona në bord mund të jetë shkaktuar nga pamundësia e pilotëve për të aktivizuar sistemin e ngrohjes për pajisjet e matjes së presionit, duke rezultuar në të dhëna të gabuara.

71 personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë "Saratov Airlines" humbën jetën kur mjeti fluturues u rrëzua pak minuta pas ngritjes në fluturim nga Aeroporti "Domodedovo".

Avioni i modelit "Antonov AN148" po udhëtonte drejt Orkust në malet urale. Ai u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, rreth 80 km në juglindje të Moskës. Mister është fakti që avioni nuk bëri asnjë thirrje për ndihmë, apo për ndonjë problem në bord. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore