Kukan: Negociatat për Shqipërinë duhet të ishin hapur më parë

2018-02-14 10:49:21 CRI Komenti juaj Printoni

Eurodeputeti Eduart Kukan deklaroi dje se "Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE".

I pranishëm në takimin e 12-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, i cili po mbahet në Tiranë, Kukan tha se "kemi një opinion të qartë mbi situatën në vend dhe mendoj se është pozitive për mua se ka një unitet për të gjithë partitë politike në lidhje për mirëpritjen e hapjeve të negociatave për Shqipërinë".

Kukan shtoi se "negociatat janë shumë burokratike, shumë të lodhshme, ndaj dhe ju duhen persona të kualifikuar që duhet të përbëjnë një ekip të fuqishëm dhe të jeni të gatshëm për të ndjekur të gjithë momentet dhe për të treguar se e meritoni".

Ai theksoi më tej se "është e mundur të fitohet koha e humbur, por në këtë ushtrim duhen përpjekjet jo vetëm të ekipit negociator, por përfshirje nga të gjithë. Pra do të ishte mirë t'a filloni këto lloj përgatitje, por në radhë të parë duhet të bindim Këshillin, pasi është Këshilli që vendos dhe merr vendim dhe nuk kam dyshim që Komisioni do të propozojë hapjen e negociatave". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore