Samiti vjetor i OBSh-së do të zhvillohet në qershor në Qingao të Kinës

2018-02-14 20:50:30 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh të mërkurën në Pekin se në qershor të këtij viti, do të zhvillohet në qytetin Qingdao të Kinës samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Geng shtoi se Kina e mirëpret pjesëmarrjen e presidentit rus në samit.

Geng Shuang u shpreh se liderët e Kinës e të Rusisë kanë krijuar sistemin e vizitave vjetore të ndërsjella, duke ruajtur kontaktet e ngushta. Sivjet udhëheqësit e të dy vendeve do të vazhdojnë këto kontakte, për të çuar përpara më tej marrëdhëniet e partneritetit strategjik kino-rus.

Në mars do të zhvillohen në Rusi zgjedhet presidenciale. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore