Udhëheqësit kinezë shprehin urime me rastin e Festës së Pranverës

2018-02-14 20:29:11 CRI Komenti juaj Printoni

 

Të mërkurën paradite, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit dhanë një pritje në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me rastin e Festës së Pranverës. Presidenti kinez Xi Jinping i shprehu popullit të kombësive të ndryshme të mbarë vendit, bashkatdhetarëve të Hong-Kongut, të Makaos e të Tajvanit dhe kinezëve jashtë vendit urime e përshëndetje për festën.

Në fjalimin e tij, Xi Jinping u shpreh se vitin e kaluar, PKK-ja dhe mbarë populli kinez patën suksese të mëdha në të gjitha fushat. Viti 2018 është një vit kyç për nxitjen e krijimit të shoqërisë së mirëqenies dhe PKK-ja e populli kinez duhet të vazhdojnë përpjekjet për të nxitur përparimin e çështjeve të ndryshme të socializmit me karakteristikat kineze.

Në pritje morën pjesë më se 2000 udhëheqës të Partisë e të shtetit e personalitete të qarqeve të ndryshme. Gjatë pritjes u dha edhe një shfaqje artistike. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore