Ndërtesa "Empire State" në Nju-Jork ndriçon për Vitin e Ri Kinez

2018-02-14 19:01:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërtesa "Empire State" në Nju-Jork u vesh me ngjyrë të kuqe dhe të artë mbrëmjen e së martës për Festën e Pranverës, siç njihet ndryshe Viti i Ri Kinez.

Konsullja e përgjithshme e Kinës në Nju-Jork, Zhang Qiyue, dhe John B. Kessler, presidenti i Trustit të Pasurive të Patundshme "Empire State", hapën çelësin e dritave, duke ndriçuar një model të Ndërtesës "Empire State" në një ceremoni të martën, të zhvilluar pikërisht brenda ndërtesës.

Maja e Ndërtesës "Empire State" do të ndriçohet me ngjyrën e kuqe e të arit edhe të mërkurën në mbrëmje.

Gjithashtu, një vitrinë me temë "Viti i Qenit" do të qëndrojë brenda ndërtesës për një muaj për festimin e Vitin të Ri Hënor kinez.

Edhe Kulla "Eiffel" në Paris do të ndizet gjithashtu në të kuqe në prag të Vitit të Ri Hënor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore