Kryeministri Li Keqiang vizitë në provincën Jilin

2018-02-14 14:02:39 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të Festës së Pranverës (nga 12-13 shkurt), kryeministri i Kinës Li Keqiang, i shoqëruar nga sekretari i Partisë i provincës Jilin, Bayanqolu dhe guvernatori i provincës Jing Junhai, vizituan distriktin Zhenlai të qytetit Baicheng të provincës Jilin, për të uruar banorët.

Nga bisedat me sipërmarrësit, Li Keqiang u njoh me zhvillimin e këtij distrikti. Ata e njohën kryeministrin mbi ecurinë e bizneseve të tyre duke u shprehur se në vitin 2017, shitjet kanë qenë më të larta se në vitin paraardhës. Kryeministri Li Keqiang u shpreh se kjo tregon një nivel të ri përmirësimi të jetesës së popullit. Sipas sipërmarrësve, biznesi i tyre është përmirësuar falë tregtisë në internet. Li Keqiang u shpreh se biznesi elektronik është jo vetëm një e drejtë e qytetarëve, por ka sjellë gjithashtu fitime për fshatarët dhe do të shërbejë për shtimin e konsumit.

Fitorja e luftës kundër varfërisë është fokusi i Partisë Komuniste të Kinës, udhëhequr nga kryetari Xi Jinping. Gjatë vizitës së tij, Li Keqiang vizitoi disa shtëpi të banorëve të varfër, për t'u njohur me kushtet e tyre të jetesës, burimin e të ardhurave, sigurimin shëndetësor etj. Përveç dhuratave, kryeministri përcolli urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pranverës apo Vitit të Ri kinez.

Gjatë inspektimit, kryeministri vlerësoi suksesin që ka arritur provinca Jilin në zhvillimin e saj ekonomiko-shoqëror. Ai shprehu bindjen për rimëkëmbjen e bazës së vjetër të industrisë në zonën verilindore. Kryeministri Li theksoi se duhet të zbatohet fryma e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, orientuar nga koncepti i zhvillimit të socializmit me karakteristika kineze në epokën e re, paraqitur nga presidenti Xi Jinping, si dhe zhvillimi i Hapjes dhe Reformës për të realizuar rimëkëmbjen e gjithanshme të zonës verilindore. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore